Ahmeti – Robertson: Vendimi i 30 shtatorit është historik

20.09.2018 22:21:03
“Vendimi i 30 shtatorit është historik, ndërsa mundësia që ta sigurojmë të ardhmen e rinisë tonë është tani ose asnjëherë. Jemi të përkushtuar në sukses për shkak se integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike është prioritet kryesor për të gjithë qytetarëve dhe sjell paqe, siguri, stabilitet por edhe zhvillim ekonomik”, tha Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin e sotshëm me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ish-Ministër i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, George Robertson.

Në takim, siç kumtojnë nga BDI-ja, ka qenë i pranishëm edhe Komandanti i NATO-s në Maqedoni në vitin 2001, Gjeneral  Barney White-Spunner, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ahmeti falënderoi për kontributin e madh të Robertson dhe Gjeneralin Barney në arritjet e anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për ngjarjet rajonale, me theks të veçantë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.