Ahmeti takohet me Mustafën, flasin për dakordim për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

30.05.2019 14:04:30

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka zhvilluar sot takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa rreth çështjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se në vijim do të intensifikojnë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e Qeverisë.

Ndryshe javën e kaluar, Mustafa ka takuar edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti me të cilin janë pajtuar për të ndërmarr hapat e duhur për rrëzimin e Qeverisë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situaten politike në vend me Z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta.
Pasi që shprehem dhe sqaruam qëndrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë.