Ahmeti takohet me Zaev, thirrja e Kuvendit temë diskutimi

14.03.2017 21:34:43

Sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e LSDM-së. Sipas 24 Vesti, ata janë takuar që të përafrojnë punët për të thirrur Kuvendin.

Pritet që gjatë ditës së nesërme Zaev të takohet edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa. Gjithsesi, nuk pritet që nesër të thirret Kuvendi, por mund të ndodh të premten.

Sipas 24 Vesti, partitë do të kërkojnë nga Trajko Veljanovsli të vazhdojë seancën konstitutive e cila ishte ndërprerë.