Ahmeti-Timonier: Të gjithë të japin kontributin për dalje nga kriza

22.10.2016 12:08:07

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar ambasadorin e Francës, Christian Timonier, në Maqedoni dhe kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ahmeti dhe Timonier kanë thënë se procesi duhet të jetë fer dhe demokratik.

Timonier ka kërkuar nga Ahmeti që të kontribuojë si kryetar i partisë më të madhe shqiptare në procesin e zgjedhjeve.

Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet per zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.