Ahmeti tregon heronjtë e pastrimit të borës

07.01.2017 15:02:38

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke iu referuar gjendjes së krijuar pas reshjeve të borës, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kush janë “heronjtë e çdo krize”.

Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që në kushte të rënda po punojnë për të ndihmuar të tjerët.

Postimi i Ahmetit:

“Heronjtë e çdo krize janë vija e frontit, si puna e Enverit në këtë foto që ka vozitur gjithë natën kamionin për të zhbllokuar rrugë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë ata që në kushte të rënda po punojnë për të ndihmuar të tjerët. Përndryshe më shumë mëson prej tyre në 30 minuta tu vozit se sa tu lexu lajme për orë të tëra”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.