Ahmeti: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amkerikane

21.01.2017 09:21:08

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump për detyrën e tij të re. Ahmeti theksoi se SHBA-të edhe me Trumpin në krye do të vazhdojnë të jenë partnerë strategjik të Maqedonisë, shqiptarëve dhe Ballkanit.

“Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik. Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi”, thuhet në urimin e Ahmetit.