Ai që hodhi gurin dhe fshehu dorën, në fund nxorri kokën, tha Sherifi

19.10.2016 21:53:48

Sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi ka ironizuar me takimin mes presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Pas polemikave që i patën dy qeveritë me njëra tjetrën për shkak të deklaratave të Ramës në takimet e zhvilluara në Serbi, Sherifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte Thaçi ai që hodhi gurin dhe fshehu dorën.

“Ai që hodhi gurin dhe fshehu dorën, në fund nxorri kokën”, ka shkruar Sherifi.