Aida Dërguti e Faton Topalli nuk shkojnë në mbledhjen e VV-së

15.01.2018 18:08:30

Deputetja Aida Dërguti nuk po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dërguti ishte arsyeja që filluan konfliktet brenda kësaj partie pas publikimit të mesazheve ku ajo shihej tek ofendonte ish- kryetarin e VV-së Albin Kurtin, raporton lajmi.net.

Në këtë mbledhje janë parë Dardan Molliqaj, Visar Ymeri , Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Donika-Kadaj Bujupi, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismajli, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Shpend Ahmeti.

Atje nuk është parë as i dorëhequri nga funksionet e Vetëvendosjes, Faton Topalli.