Ajdini: Gazetarët nuk janë marrë parasysh (Video)

05.08.2016 10:40:28

Anëtari i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele, Selver Ajdini deklaroi se ka qenë e mundshme të bëhet një përzgjedhje më e mirë për trupin had-hoc, ndërsa çështjet që prekin gazetarët nuk janë trajtuar sa duhet, duke i injoruar kërkesat e tyre.

Ai këto komente i bëri në emisionin “10 Minuta” në Tv21, ku tha se ky komisionin do të punojë në kuadër të agjencisë dhe se do të jetë monitorues i mënyrës së raportit të mediave para dhe gjatë zgjedhjeve. Për këtë qëllim janë angazhuar 60 punëtorë dhe 80 bashkëpunëtorë jashtë agjencisë, të cilët do të trajnohen në kuadër të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele.

Ai tha se kjo marrëveshje është një arritje e madhe në sferën e mediave pasi mundëson që TVM 2 të emetojë program në gjuhën shqipe 24 orë në ditë. Sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet katër partive kryesore, deri më 20 gusht duhet të formohet trupi që do ta mbikëqyrë raportimin e mediumeve gjatë fushatës. Ky trup do të përbehet nga 5 anëtarë ndërsa të do ketë të drejtë t’i sanksionojë mediat që nuk respektojnë kodin zgjedhor dhe nuk informojnë në mënyrë të balancuar për procesin elektoral.