“Ajo që po ndodh në Aleppo është e tmerrshme, atje po kryejnë krime lufte”

28.09.2016 18:04:57

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se ata që përdorin “të gjitha armët e më shkatërruese” në Siri janë duke kryer krime lufte.

Ai paralajmëroi se gjendja në qytetin sirian të Aleppo është “më keq se në një thertore”, njoftoi agjencia, transmeton lajmi.net.

Ban dënoi sulmet në dy spitalet më të mëdha në pjesët e Aleppos, të cilat janë në duart e rebelëve, duke i quajtur ato krime të luftës, raporton AFP.

“Po ua bëjë të qartë. Ata që përdorin armë shkatërruese e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë. Ata e dinë se po kryejnë krime lufte”, tha Ban në Këshillin e Sigurimit.

Agjencia britanike tha, duke cituar burime spitalore, se avionët luftarakë rusë apo sirianë sot gjymtuar një spital të madh në Aleppo, dhe forcat tokësore kanë rritur sulmet në tremujorin e fundit.