Akademikët, flasin për veprimtarinë e Ndre Mjedës

15.09.2016 12:28:48

Në 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ndre Mjeda Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur konferencë shkencore me qëllim të rikthimit të veprës së Ndre Mjedës.

Konferenca shkencore nisi me leximin e “lirikut klasik” të  Ndre Mjedës nga Sabri Hamiti.

Në këtë konferencë u prezantuan aspekte të shumta  letrare dhe veprimtaria studimore e gjuhësore e Ndre Mjedës.

Akademiku, Kolec Topalli, foli për Mjedën si gjuhëtar, sipas të cilit Mjeda ka qenë shqiptari më i përgatitur, dhe si një aktivist i zellshëm në një ngjarje të rëndësishme me vlera kombëtare.

Ndre Mjeden ai e përshkroi  si një studiues, transkiptor i aktorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krimet e tij në poezi e prozë, e gjurmues i fjalës së  rrallë shqipe.

“Ndre Mjeda ka qenë gjuhëtari shqiptar më i përgatituri, që e dëshmoi  me studime të mirëfillta, për historinë e shqipes si një ndër aktivistët më të zellshëm në ngjarje të rëndësishme me vlera kombëtare. Studiues, transkiptor i autorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krijimet e tij në poezi, e prozë, gjurmues e përdorues i fjalës së rrallë shqipe, punëtor i zellshëm për pastrimin e saj, së fundmi mësuesi i gjuhës shqip..Prirjet e tij si gjuhëtar vëreheshin herët, kur më 1902 mori pjesë në Kongresin e 13-të të orientalistëve në Hamburg të Gjermanisë, ku si përfaqësues i i Shqipërisë mbajti “, tha Topalli.

E akademiku, Rexhep Ismajli, ka folur për alfabetin e drejtshkrimit në raport me jezuitët.

Madje ai tha se konferenca shkencore për nder të 150 vjetorit të Ndre Mjedes është e mirë, dhe se Mjeden ai e cilëson si një poet të rëndësishëm shqiptar.

 

 

“Dy akademitë kanë menduar që është mirë për t’u shënuar 150 vjetori i një poeti të rëndësishëm shqiptar, një nga të mëdhenjtë, Ndre Mjedja dhe me këtë rast është organizuar kjo konferencë me pjesëmarrës të ndryshëm. Prezantohen më shumë aspekte letrare, kuptohet sepse Ndre Mjeda në radhë të parë ishte poet, ishte edhe prift edhe  luftëtar shumë i mirë, ka tri katër kumtesa që prezantohen. Unë u përpoqa të prezantoj një aspekt të veprimtarisë studimore, gjuhësore të Ndre Mjedjës që ka të bëjë me çështjen e alfabetit para periudhës vendimit në Kongresin e Manastirit dhe më vonë, dhe analizat e tjera gjuhësore”, tha Ismajli.

Ndërsa, akademiku Nexhat Daci, si pjesëmarrës, për KosovaPress, tha se Mjeda nuk ka qenë vetëm poet e gjuhëtar por ka qenë një personalitet universal pasi që është marr me polemika të ndryshme.

“Mjedj ka qenë një personalitet universalisht, jo vetëm poet apo gjuhëtar por është marrë edhe me polemikat në konferenca të ndryshme. Unë përgëzoj seksionin e gjuhësisë dhe letërsisë në këtë rast Akademinë e Shkencave, dhe po vazhdojmë një traditë të mirë që ka vazhduar vite më parë”, është shprehur Daci.

Daci  ka shtuar se në parim trashëgimia kulturore e një populli, apo rajoni nuk ka ku të jetë më e rëndësishme kur me të merret Akademia e Shkencave dhe Arteve të atij shteti. Madje ai tha se konferenca e këtij lloji japin dokumentacion të fuqishëm, që njerëzit në sferën e politikës, t’i bazojnë qëndrimet e veta në të dhëna shkencore.

“Në parim trashëgimia kulturore e një populli, ose e nj rajoni, e një vendi nuk ka të jetë më e fuqishme dhe e argumentuar kur me të merret Akademia e Shkencave dhe Arteve, të atij shtetit, prandaj, për lëshime të shumta që po bëjmë si shtet i ri, konferencat e këtij lloji japin dokumentacion të fuqishëm,që njerëzit në sferën e politikës t’i bazojnë qëndrimet e veta në të dhëna shkencore’, tha Daci.

Të pranishëm në këtë konferencë shkencore, ishte edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami.