Akademiku Islami emërohet drejtues i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

24.01.2017 12:08:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur takimin e parë konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë treguar se nga kush do të përbëhet ky Komision dhe ka thënë se do ta mbështes në të gjitha kërkesat matjen e territorit. “Kryetarët e katër komuna ve që kufizohen me Malin e ZI, Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, përfaqësuesit e OJQ-ve si ekspert dhe dy përfaqësues nga rajoni i Bogës.  Kemi këtu edhe vëzhgues ndërkombëtar për ta vëzhguar punën nga BE, SHBA dhe KFOR. Pjesë e këtij komisioni nga Akademia e Shkencave është kryetari i ASHAK-ut Hivzi Islami”, ka treguar Mustafa për emrat e atyre që do ta përmbëjnë këtë komision, raporton lajmi.net. Mustafa ka thënë se nuk do të japin udhëzime se si do të punojë komisioni, por vetëm do ta mbështesin punën e tij në aspektin teknik. “Ne nuk do të japin udhëzime se di të punojë komisionit si qeveri, sepse ai do të jetë i pavarur me kriteret dhe teknikat e matjes së territorit. Ne do të mbështesim plotësisht logjistikën e punës së komisionit. Raportim përfundimtar do ta aprovojë qeveria dhe do ta informojmë Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa. Mustafa ka thënë se është shumë e rëndësishme matja e territorit, ndërsa udhëheqës të këtij komisioni ka emëruar kryetarin e ASHAK-ut Hivzi Islamin. “Unë konsideroj se është një ndërmarr një hap i rëndësishme për ne, sepse edhe qytetarët janë të interesuar të dinë sa është territori i Kosovës. Por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori. Është mirë të mos krijojmë ndonjë konfuzion. Në emër të qeverisë propozojë që Hivzi Islamin ta drejtoj punën e këtij komisioni, dhe prej këtij momenti këtë çështje e lëmë në kompetencë  dhe fushëveprim të këtij komision, ne marrim si obligim se të gjitha adresimet që i bëni ne do t’iu përgjigjemi”, ka thënë Mustafa dhe ka dal nga salla bashkë me dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi.