Akil Gjakova siguron medaljen,prek finalen ,,Grand prix 2019″

Akil Gjakova siguron medaljen,prek finalen ,,Grand prix 2019″

13.07.2019 16:28:29

Një tjetër e arritur e madhe për xhudon dhe Kosovën nga ‘Grand Prix 2019’.

Xhudisti Akil Gjakova, ka arritur të mposht garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev, për të siguruar finalen në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Me kalimin në finale, Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, por që tani sigurisht që do të kërkojë të artën. Në finale, Akil Gjakova do të sfidohet nga xhudisti Rusia, Georgii Elbakiev.