AKR me të drejtë vote në Kongresin e Liberal-Demokratëve Evropianë

10.12.2016 12:48:41

Aleanca Kosova e Re ka marrë pjesë në Kongresin i 37-të të Rrjetit të Partive Liberal-Demokrate të Evropës (ALDE) që është mbajtur në Varshavë të Polonisë.

Sipas njoftimit, në këtë Kongres AKR-ja si anëtare e Aleancës së Liberal Demokratëve Evropian është përfaqësuar nga Sekretarja Organizative e partisë, Rejhan Vuniqi, ish kandidati i Aleancës Kosova e Re për Kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e AKR-së, Ismet Mulaj si dhe bashkëpunëtorët tjerë nga strukturat e Aleancës Kosova e Re, të cilët morën pjesë në këtë Kongres që u përfaqësua nga 17 shtete anëtare të Evropës, transmeton Telegrafi.

Gjatë tri ditëve sa zgjatën punimet e këtij Kongresi, delegacioni i AKR-së pati shumë takime me zyrtarë të lartë të ALDE-s dhe përfaqësues të partive evropiane në këtë Aleancë si Margareth Vestager (Komisionerja Evropiane për Konkurrencë), Guy Verhofstadt (Lider i ALDE-s dhe deputet në Parlamentin Evropian si dhe Henrik Bach Mortensen (Zëvendës president i ALDE-s), thuhet në kumtesën e AKR-së.

Nga takimet e realizuara delegacioni i AKR-së diskutoi për situatën e përgjithshme në Kosovë, pozitën e Liberalëve ne rajon si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.