AKR nis fushatën për kryetar të Drenasit

29.11.2016 13:10:47

Aleanca Kosova e Re ka nisur fushatën për kryetar të Komunës së Drenasit.

Me këtë rast, kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Elmi Thaçi tha se për 6 muaj do t’i hapë 300 vende pune në këtë komunës. Ndërkaq Presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacoli tha se Thaçi do të punojë vetëm për qytetarët, njofton Klan Kosova.

“Elmiu është i sinqertë. Jam i sigurt që ai nuk do të prek asnjëherë atë që nuk duhet prekur. Elmiu asnjëherë s’do ta kepërdorë kurrë buxhetin e komunës”, ka thënë Pacolli.