AKR: Po cenohet siguria dhe e ardhmja e fëmijëve të Kosovës

05.08.2016 15:08:08

Aleanca Kosova e Re  dënon ashpër sulmin mizor ndaj kuvendit të Republikës së Kosovës.

AKR kërkon nga organet kompetente që në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta dhe ta zbardhin këtë rast, i cili direkt është i orientuar kundër cdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Liria dhe siguria e qytetarëve të vendit është dhe duhet të jetë ideali madhor i shtetit tonë, andaj AKR bën thirrje edhe tek klasa politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve në radhë të parë.

AKR është e përkushtuar të japë kontributin e vet në drejtim të zhvillimit të shtetit, garantimit të lirisë dhe sigurisë për qytetarët dhe prosperitetin ekonomik