Aksident fatal në Tiranë, përplasen dy makina; një i vdekur

07.03.2020 09:32:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur në Laprakë dhe si pasojë ka ndërruar jetë njëri nga shoferët.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.