Aksident hekurudhor në Francë: Mbi 60 të lënduar, njëri fluturon nga dritarja e trenit

17.08.2016 18:06:16

Një tren është përplasur me një pemë në Francë, e cila ishte rrëzuar në hekurudhë si pasojë e një stuhie të madhe.

Një pasagjer është gjendje kritike, pasi ka fluturuar nga dritarja e trenit në momentin që është përplasur me pemën gjigante, derisa raportohet se të paktën 60 pasagjerë tjerë janë lënduar.

Treni po udhëtonte për në Saint-Aunes afër qytetit Montpellier, kur aksidenti i tmerrshëm ndodhi.

Ekipet emergjente kanë bërë të ditur se një person ka fluturuar nga dritarja e trenit, derisa të paktën 60 tjerë janë lënduar nga presioni i madh i përplasjes. /Telegrafi/

2

3

4