Aksident i frikshëm, vdes gruaja shqiptare

26.06.2017 17:26:38

Makina me të cilën lëvizte u përplas me një mur dhe gruaja shqiptare mbeti e vdekur në vend. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në rrugën Trepuzzi-Leçe, Itali.

Viktima është gruaja shqiptare me iniciale C.A., 35 vjeçe, me banim në Leçe.

Ajo ishte duke lëvizur me makinë e saj tip “Peugeot 206”, dhe për motive që pritet të zbardhen nga hetimet, ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin.