Aksident i rëndë mes tre makinave në Rinas

16.04.2018 15:29:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rinas nga përplasja e tre makinave. Mësohet se ka të plagosur.

Dy mjete, një Smart dhe një Toyota janë përplasur kokë më kokë ndërsa e tretë, Benz, ka dalë nga rruga dhe nga pamjet shihet se ka marrë më shumë goditje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Pritet identifikimi i personave të prekur nga aksidenti.