Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Podujevë (Foto)

02.10.2016 16:33:25
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë-Podujevë

Derisa dy vetura po bënin gara ilegale në këtë rrugë, njëra nga to, Golf 4, e ka humbur drejtimin dhe është përplasur në mbrojtëset anësore të rrugës.

Siç mësohet, vetura është djegur e tëra pasi është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta, raporton indeksonline.