Aksident i rëndë në Gllarevë, katër të lënduar

12.08.2018 19:10:02
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur që në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura ndërkaq që të lënduar kanë mbetur  katër persona.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, të përfshira në aksident kanë qenë pesë vetura , ndërkaq që katër persona kanë mbetur të lënduar. Ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre është i lënduar rëndë”, ka bërë të ditur Rugova.

Kujtojmë se ditë më parë në fshatin Gllarevë kishte ndodhur një aksident i rëndë, ku të vdekur kishin mbetur tre persona.