Aksident i rëndë në Itali, vdes 17 vjeçari shqiptar

15.04.2017 21:55:11
Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident tragjik në Piacenza të Italisë. Makina tip “Golf”, doli nga rruga në Rivergaro në mesnatë dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një shtëpie.
I riu ndërroi jetë sot në spital ndërsa dy personat e tjerë që udhëtonin në makinë kanë shpëtuar.Të tre të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan media italiane. Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç dhe 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije.

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarit nga makina. Autoritet italiane vijojnë hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.