Aksident i rëndë në Serbi, vdesin dy fëmijë dhe lëndohet rëndë një kosovar (Foto)

26.11.2016 18:30:21

Tre persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës tetë dhe pesë vjeç, derisa dy të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 1 e 30 të mëngjesit në autostradën Novi Sad –Suboticë.

Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion, transmeton lajmi.net.

Përveç, tash për ta këmbësorit të paidentifikuar, jetën e kanë humbur dy fëmijë që ishin në “Mercedes”, derisa vozitësi dhe personi që ishte në karrigen e parë kanë marrë lëndime të rënda.

“Jetën e kanë humbur dy fëmijë të moshës 5 dhe 8 vjeç dhe një burrë i moshës rreth 45 vjeç. Janë lënduar edhe dy burra. Një person i moshës së mesme është pa vetëdije në Qendrën Urgjente, derisa tjetri është në gjendje stabile”, ka thënë mjeku Bursaq për mediat serbe.

Fëmijët e vdekur në këtë aksident janë shtetas të Austrisë, derisa personi i katërt në veturë është nga Kosova, ka thënë policia serbe, transmeton lajmi.net.

Nuk është bërë i ditur identiteti i personit nga Kosova.

Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur në rrugën nga Subotica për në Novi Sad. /Lajmi.net/

mercmerce