Aksident i rëndë në Skënderaj, nëntë të lënduar

09.09.2018 14:30:39
Gjatë ditës së djeshme në Skënderaj ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Siç njofton Policia e Kosovës, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërkaq që lëndime trupore kanë pësuar gjashtë meshkuj dhe tri femra.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin  e Mitrovicës dhe rasti është duke u hetuar.