Aksident i rëndë në Vodno, ka të lënduar

10.09.2016 19:37:44

Para pak orësh në Vodno të Shkupit ka ndodhur një aksident në mes disa motoçiklistëve garues dhe disa çiklistëve ku kanë mbetur rëndë të lënduar dy veta.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbritur edhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë hetuar rastin dhe kanë ndihmuar të lënduarit.

Trafiku ka qenë i bllokuar për disa minuta deri sa është pastruar vendi.