Aksident i rëndë trafiku në Graçanicë, vdes një person

21.06.2019 16:28:26

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Graçanicë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

 Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është vetëaksidentuar.

I dyshuari mashkull i komunitetit serb, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, pasagjer në veturë, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar i dyshuari-drejtuesi i veturës.

Njësitet policore janë duke u marrë dhe hetuar rastin.

foto arkivi