Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

11.01.2018 20:09:43
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Aksidenti ndodhi në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Aty janë përfshirë një veturë e tipit “Audi” si dhe një kamion transportues.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.