Aksident i rëndë trafiku në qendër të Prishtinës, rrokulliset vetura dhe lëndohen tre persona

14.11.2020 20:54:20

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës.

Në fotot që kanë ardhur në redaksinë e lajmi.net shihet se vetura është rrokullisur e tëra si pasojë e këtij aksidenti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i ka thënë lajmi.net se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.