Aksident i trefishtë në Lezhë, plagosen 4 rëndë persona

22.08.2019 09:08:48

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident të shënuar mëngjesin e sotëm në afersi te fshatit Balldre te Lezhës.

Në aksident jane perfshire 3 automjete dhe kane mbetur te plagosur 4 persona te cilet jane derguar per ne spitalin rajonal te Lezhës.

Policia  në vendngjarje po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.