Aksident me pasojë vdekjen pranë shkollës “Vasil Shanto”

24.01.2017 09:40:13

Një aksident me pasojë vdekjen e një 73-vjeçareje është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku një automjet ka përplasur për vdekjen një këmbësore ndërsa kalonte rrugën.

Viktima është një grua e moshuar, identiteti i të cilës nuk dihet ende. “Më datë 24.01.2017, Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, rreth 75 vjeçare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, njofton policia.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje lidhur me aksidentin.