Aksident me pesë të lënduar në rrugën Prishtinë-Gjilan

21.01.2020 22:24:47

Në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.