Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën këmbësorja 35-vjeçare

16.11.2019 19:05:18

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” në Kamëz, automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.