Aksident me vdekje në Librazhd, kamioni del nga rruga

27.11.2016 16:54:42

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e daljes së një kamioni nga rruga në Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Librazhd- Sterblevë, në fshatin Lunik.

53-vjeçari S.G., banues në Elbasan, duke drejtuar kamionin tip “Ifa” , ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja N.B., 56 vjeçe, ndërsa ndodhet në spital bashkëshorti N.B., 62 vjeç, banues në fshatin Gjinavec, Bulqizë, të cilët kanë qenë pasagjerë në këtë mjet.

I plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i mjetit, por ai ka marrë vetëm lëndime të lehta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa po merren dëshmitë e dy të mbijetuarve.