Aksident mes tri veturave në Prishtinë

14.01.2020 18:03:35

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rr. Prishtinë- Ferizaj afër Grand store, rreth orës 16:15, është raportuar një aksident trafiku me lëndime, tri automjete janë të përfshira. Njësitet relevante policore janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Numri aksidenteve të trafikut ka shënuar sërish ngritje, vetëm ditën e hënë kanë ndodhur 33 të tillë.