Aksident në aksin Fier-Hoxharë, humbin jetën 2 persona

30.01.2017 20:58:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Hoxharë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për fat të keq dy persona kanë humbur jetën.

Nga të dhënat rezulton se automjeti ka rënë në kolektorin e Roskovecit dhe dy personat kanë gjetur vdekjen nga mbytja.  Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

Aksidenti fatal i mori jetën drejtuesit të mjetit Emiljano Goxhaj dhe Silvana Alushajt, ndërsa i plagosur ka mbetur Haziz Hilaj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.