Aksident në Bajgorë, humb jetën pesëvjeçarja

23.07.2017 22:12:36

Një vajzë pesëvjeçare ka humbur jetën sot, pasi është goditur nga një veturë. Sipas Policisë në Mitrovicë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale në fshatin Bajgorë.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se drejtuesi i veturës, tashmë i dyshuar, e ka goditur fëmijë e cila më pas është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas edhe në QKU, ku pas disa orësh mjekët kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij, i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.