Aksident në Elbasan, humb jetën një këmbësor

18.11.2019 21:35:26

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi një 47-vjeçar e ka aksidentuar atë me automjetin e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.