Aksident në Gjakovë, vdes pasagjeri

20.07.2016 09:27:31

Një person, duke lëvizur me veturën e tij civile nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mbrojtësin e rrugës dhe si pasojë e lëndimeve të marra pasagjeri ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe është nën mbikëqyrje të Policisë.