Aksident në Kaçanik, mes dasmorëve dhe një veture tjetër

22.07.2016 12:26:33

Në Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë nga kolona e dasmorëve është aksidentuar me një veturë tjetër.

Është raportuar edhe për të lënduar.

Një lexues i Telegrafit ka njoftuar se personat e përfshirë në aksident janë kacafytur. Policia konfirmoi aksidentin, ndërsa thanë se janë në vendngjarje për tu marrë me rastin.