Aksident në magjistralen Lipjan – Shtime, një person i vdekur

05.10.2019 15:08:52

Një person ka humbur jetën në një aksident midis dy veturave në magjistralen Lipjan-Shtime të shtunën, derisa dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në magjistralen Lipjan – Shtime rreth orës 11:55, në një aksident ku u përfshinë dy vetura një person si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë derisa dy të tjerë janë të lënduar”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se autoritetet janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit me fatalitet.