Aksident në magjistralen Pejë-Deçan, lëndohen katër persona

07.07.2020 22:19:42

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Lebushë, në magjistralen Pejë-Deçan, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:10, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Deçan, pikërisht në fshatin Lebushë, ku janë të përfshirë tri vetura, dhe katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekëor në Spitalin Regjional në Pejë”, tha Gashi.