Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

22.06.2019 08:25:56

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident i rëndë.

 Bëhet fjalë për vetaksident ku shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Gjithashtu thuhet se shoferi është goditur edhe me mbrojtëset e skajshme të rrugës para se të dalë krejtësisht nga ajo.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar për momentin.