Aksident në Malësinë e Madhe, 13 vjeçari në gjendje të rëndë

03.10.2016 22:35:26

Në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Koplik – Hot, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur Hot, është njoftuar se një mjet ka aksidentuar një fëmijë dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se është aksidentuar shtetasi S.D, 13 vjeç, banues në Hot Malësi e Madhe i cili u transportua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, nga shërbimet e policisë Shkodër, u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar, shtetasi Mond Smalaj, 36 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe si dhe në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin është shkaktuar  aksidenti.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit