Aksident në Mitrovicë, vetura futet në një oborr (Foto)

24.07.2016 17:31:58

Sot rreth orës 17 në lagjen “Ura e Gjakut” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku.

Një lexues ka dërguar për Indeksonline disa fotografi ku shihet një veturë e tipit “BMW”, e cila është futur në oborrin e një shtëpie private duke e goditur murin.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.