Aksident në Nish, vdesin dy migrantë, 10 lëndohen

29.12.2016 10:03:02

Në një aksident që ka ndodhur rreth orës 3:40 të mëngjesit të sotëm, kanë humbur jetën dy migrantë nga Afganistani dhe 10 të tjerë janë lënduar

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit Passat është përplasur në rrethojat mbrojtëse përgjatë rrugës, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Nish.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur shoferin i cili ka shkaktuar aksidentin