Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, një i vdekur dhe dy të lënduar

15.05.2019 19:44:39

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier, raporton tch.

Dy shtetasit e dëmtuar janë: T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkelqim Bregu 58 vjeç, banues në Përmet.