Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

09.12.2019 18:50:20

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Kçiq.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka shtuar se sipas rrethanave në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës ndërmjet veturave të përfshira në këtë aksident.