Aksident në Shkodër- Lezhë/ Automjeti përplas biçikletën, një i vdekur

13.07.2020 10:48:57

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Lezhë. Bëhet e ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një çiklist në afërsi të fshatit Mabe.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 06:00 të këtij mëngjesi dhe nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Vlen të theksohet se ky është aksidenti i parë në javën e tretë të muajit korrik teksa ditën e djeshme gjithashtu ka pasur aksidente në Elbasan e Pogradec.