Aksident në Smirë të Vitisë, vdes një person

06.09.2016 17:29:29

Një aksident që ka ndodhur mbrëmë natën në fshatin Smirë të Vitisë ka lënë të vdekur një person.

Policia raporton se në këtë fshat ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile.Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.